Shërbimet tona

Siguria dhe shëndeti në punë

Për të përmbushur përgjegjësitë kontraktuale dhe ligjore, konsulenti (SiCRED ASSISTANCE) është përgjegjës për çështjet e sigurisë dhe të shëndetit në punë dhe sipas kontratës duhet të kryejë përkundrejt punëdhënësit kontraktues një sërë detyrash. Klikoni këtu për më shumë informacion.

Ndërmjetësim në punësim

SiCRED ASSISTANCE sh.p.k. ofron shërbimin e ndërmjetësimit në punësim, në përputhje me licencën Nr. LN – 2371 –11 – 2016, lëshuar në datë 25.11.2016. Shërbimet që ofrohen për punëdhënësit, janë kryesisht informacion mbi tregun e punës, shërbime të ofrimit të kandidatëve të mundshëm për rekrutim në punë, informacion për programet e ndryshme të tregut të punës etj... Lexo më shumë

Ndërmjetësim për shërbime mjekësore

SiCRED Assistance ofron shërbimin e ndërmjetësimit për të afruar pacientët me spitalet dhe klinika në Europë për të marrë shërbime mjekësore më cilësore dhe në përputhje me kërkesat dhe nevojat e pacientit. SiCRED ASSISTANCE ju ofron: 1. Planifikimin e marrjes së shërbimit mjekësordhe procedurat e koordinimit pranë klinikës apo spitalit të përzgjedhur...Lexo më shumë

Ecuria e Aktivitetit

Gjatë vitit 2013 kemi lidhur kontratat e para të konsulencës me subjekte private, e tashmë iu shërbejmë më shumë se 700 punonjësve, duke i asistuar ata vazhdimisht në përmirësimin e praktikave për minimizimin e risqeve në vendet e punës, rritjen e eficiencë në punë, uljen e nivelit të stresit, etj... Lexo më shumë
...
Ecuria e Shoqërisë SiCRED ASSISTANCE ka qenë e qëndrueshme, pavarësisht ndryshimeve nga viti i kaluar. Është rritur numri i kontratave të konsulencës me subjekte private, duke rritur kështu edhe numrin e të punësuarve të cilët asistohen në përmirësimin e praktikave për minimizimin e risqeve në vendet e punës, rritjen e efiçencës në punë, uljen e nivelit të stresit, etj...Lexo më shumë

Rreth Nesh

Misioni Ynë

Misioni i SiCRED Assistance është të asistojë punëdhënësit që të përmbushin më së miri kërkesat e legjislacionit të punës, e kërkesat të tjera për sigurinë dhe shëndetin në punë të imponuara nga autoritetet shtetërore, duke u bërë një faktor i rëndësishëm për subjektet private apo publike me qëllim krijim prej tyre të kushteve optimale të punës për punonjësit e tyre.

Vlerat Tona

Kompetencë. Shoqëria ka kapacitete të mjaftueshme humane dhe infrastrukturore për të përmbushur detyrimet ndaj klientëve të saj. Stafi i shoqërisë përbëhet nga një personel i kualifikuar, në përbërje të të cilit janë juristë, mjekë, sociologë, inxhinier, etj., me eksperiencë disa-vjeçare.
Përgjegjshmëri. Ne jemi të ndërgjegjshëm për detyrat dhe risqet që kemi marrë përsipër dhe synojmë t’ju ofrojmë një produkt i cili përmbush më së miri pritshmërinë e klientit tonë.
Seriozitet. Ne angazhohemi të ofrojmë shërbimet tona, në respektim të plotë të kushteve kontraktuale të negociuara dhe të pranuara nga të dyja palët.
Komunikimi. SiCRED Assistance synon të krijojë dhe ruajë një komunikim të vazhdueshëm me klientin, me qëllim identifikimin e nevojave dhe problemeve të ndryshme dhe zgjidhjen e tyre në kohë sa më të shpejt.
Besueshmëria. SiCRED Assistance synon të bëhet një partner i rëndësishëm dhe i besueshëm për punëdhënësin kontraktues.