Ekspertët Tanë

Ne vendosim përvojën tonë më të mirë në punën që bëjmë për ju. Qasja jonë përcjell drejt urgjencat si dhe objektivitetin në zhvillimin dhe ekzekutimin e strategjive të reja. Procesi ynë i disiplinuar përfshin vlerësimin dhe identifikimin e shpejtë të sfidave të tregut të punës, si dhe zhvillimin e një plani veprimi që do të rrisë vlerën e ndërmarrjeve të vogla, të mesme apo të mëdha qofshin ato. Ekipi ynë është një trofe udhërrëfyes.

Vjosa Bodo Mujo

Lindur 1979, Administrator nga themelimi i shoqërisë Sicred Assistance sh.p.k.; Tirane Shqipëri

Vjosa Bodo Mujo është Diplomuar në Universitetin Publik te Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, në vitin 2001, ku ka fituar titullin “Jurist”. Ajo në vitin 2002 ka kaluar suksesshëm provimin e avokatisë e që prej 2002 rezulton anëtare e dhomës së Avokatisë së Tiranës. Nën cilësinë e avokatit ka praktikuar për më shumë se një dekade krahas këshillimit ligjor edhe mbrojtjen gjyqësore në të tre shkallët e gjyqësorit çështje të ligjit të punës, ligjit mbi pronën, ligjit tregtar, ligjit mbi sigurimet, ligjit mbi detyrimet bankare, detyrimet kontraktuare dhe jo kontraktuare, ligjit tatimor, ligjit administrativ, ligjit familjar, ligjit penal, legjislacionit mbi mbrojtjen e mjedisit, dhe të drejtën private, ligjit mbi shërbimin civil. Vjosa Bodo Mujo përfundoi studimet e thelluara pasuniversitare në Universitetin publik të Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, Katedra e të Drejtës Publike, duke marre në vitin 2011 titullin M.P.A. /Master ne te Drejtën Publike dhe Administrim Publik.

Pas eksperiencës 7-vjecare të fituar pranë Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Tirane, veçanërisht ne ligje dhe ne marrëveshje, Vjosa Bodo Mujo në vitin 2009 u bë pjesë e ekipit të juristëve të shoqërisë së sigurimit të jetës SiCRED sh.a., ku vijoi të praktikojë e zbatojë dijet në fushën e ligjit tregtar dhe legjislacionit civil seksioni “Sigurimet”.  Në vitin 2011 Vjosa Bodo Mujo emërohet Drejtor Juridik  dhe i Burimeve Njerëzore pranë shoqërisë SiCRED sh.a., dhe në të njëjtin vit ajo emërohet edhe Kryetar i Bordit të administrimit të shoqërisë së fondeve të investimit dhe pensioneve Credins Invest, funksione të cilat respektivisht i kryen edhe aktualisht.

Vjosa Bodo Mujo drejton si administrator i vetëm që prej vitit 2012 dhe aktualisht shoqërinë konsulente Sicred Assistance sh.p.k., duke konsultuar punëdhënësit shqiptare e të huaj mbi domosdoshmërinë e zbatimit të metodologjive të legjislacionit specifik të sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe shërbimeve të ndërmjetësimit në punësim e shërbime cilësore mjekësore.

Matilda Thoma

Lindur 1980, Financiere nga themelimi i shoqërisë Sicred Assistance sh.p.k.; Tirane Shqipëri

Matilda Thoma është diplomuar në Ekonomi në Fakultetin e Ekonomisë, Tiranë në vitin 2003. Prej vitit 2003 e në vijim ka përftuar eksperiencë të gjerë në disiplinat financiare dhe fiskale. Që nga themelimi i shoqërisë viti 2012 dhe aktualisht mban pozicionin e Financieres së Sicred Assistance sh.p.k.. Përpos këtij funksioni znj.Thoma, kryen dhe detyrën e Auditit të Brendshëm të shoqërisë SiCRED sh.a., që prej vitit 2010.

Elona Fetollari Tosku

Lindur  1988, Juriste pranë shoqërisë Sicred Assistance sh.p.k.; Tirane Shqipëri.

Elona Fetollari Tosku është diplomuar pranë Universitetit “Luarasi”, në vitin 2006, me titullin “Jurist”. Në vitin 2014 ka përfunduar studimet pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti Juridik, duke marrë titullin M.S. në të Drejtën Civile. Prej vitit 2013, është anëtare e Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Në Shtator 2014 punësohet pranë SiCRED sh.a., në pozicionin e Juristes, pas një eksperience disa vjeçare në fushën e prokurimeve, përkatësisht që prej vitit 2011. Në Janar 2017, i bashkohet stafit të SiCRED Assistance sh.p.k. në pozicionin e Juristes.

Eneida Toska

Lindur  1982, Mjeke Pune pranë shoqërisë SiCRED Assistance sh.p.k.; Tirane Shqipëri.

Eneida Toska ka mbaruar studimet për Mjekësi te Përgjithshme në vitin 2006. Pas përfundimit të studimeve është punësuar si mjeke e përgjithshme pranë Qendrës Shëndetësore ABC deri në vitin 2008. Përgjatë periudhës 2009 – 2011 ka punuar si mjeke shkolle pranë Tirana International School. Eneida Toska ka kryer specializimin pasuniversitar për Pediatri ne periudhën 2011- 2015. Ajo mban pozicionin e Ekspertes së Vlerësimit të Dëmeve Shëndetësore pranë SiCRED sh.a. prej Majit 2015. Në vitin 2016 znj.Toska i bashkohet SiCRED Assistance sh.p.k., e aktualisht është pjesë e ekipit në pozicionin e mjekes së punës.