Misioni Ynë

Sicred Assistance sh.p.k.; nëpërmjet konsulencës që ofron, tenton të ndikojë në përmirësimin e shëndetit të publikut, duke këshilluar masa mbrojtëse nën frymën e legjislacionit në fuqi për të gjitha entitetet punëdhënëse. Si aktorë të këtij tregu, ne propagandojmë për t’u forcuar dhe mbështetur nga e gjithë shoqëria shëndeti publik. Ne flasim për çështjet e shëndetit publik duke u mbështetur në politikat ligjore të punës, gjithaq edhe nga shkenca që zhvillon këtë fushë. Ne jemi shoqëri me kapital privat e duam të ndikojmë në politikën e punëdhënësve për të respektuar standardet e punës, por në të njëjtën kohë duam edhe të sensibilizojmë dhe edukojmë shoqërinë tonë që në mjediset shkollore që së bashku, të arrijmë të krijojmë kombin më të shëndetshëm.

Vizioni

Të krijojmë një kulturë dhe mjedis për të pasur punonjës të shëndetshëm në shoqërinë tonë sot dhe në brezat që vijnë. Me shërbimin tonë synojmë të përmbushim sfidat e klientëve tanë me qëllim pajtimin e kushteve më të mira të punës për punëmarrësit, trajtimin me kujdes të marrëdhënieve të punës dhe në mënyrë të posaçme edhe çështjet e kujdesit shëndetësor. Nën moton për të hequr kufijtë e të hapim perspektiva të reja në marrëdhëniet e punës, ne jemi të përkushtuar për të adresuar rreziqet e kësaj industrie, duke zhvilluar dhe edukuar shoqërinë me praktika të qëndrueshme, të domosdoshme dhe efikase të përdorura gjerësisht ndërkombëtarisht.

Sfidat

Identifikimi i zgjidhjeve, rishqyrtimi e rivlerësimi i metodave, kërkimi i alternativave janë të gjitha, sfidat që na drejtojnë çdo ditë në aktivitetin tonë të përditshëm, në përpjekje për të përballuar këto sfida, duke mbështetur zbatimin e legjislacionit të punës në çdo kategori punësimi e duke mbështetur sistemin e kujdesit shëndetësor koheziv, e të arritshëm për të gjithë.

Projektet

Sicred Assistance sh.p.k.; u krijua me qëllim të përgjigjes ndaj nevojës ligjore për standarde më të mira pune në vijimësi në rritje për ndërtimin e një bashkëveprimi mirëkuptues ndërmjet aktorëve që zbatojnë legjislacionin e punës, legjislacionin e shëndetësisë dhe autoriteteve publike me influence në kontroll, monitorim, përshtatje standardesh. Pas 6 viteve në këtë industri, angazhimi ynë përforcohet dhe merr edhe trajta dhe dimensione të tjera. Sot ne ofrojmë udhëzime për kompanitë vendore, organizatat profesionale dhe shoqatat, lidhur me punën e tyre të përditshme, projektet e tyre, pozicionimin e tyre dhe investimin e tyre në favor të kushteve më të mira të punës, mjediseve të punës, kontratave të punës, pa dallim racor, gjinor, moshor, kufizimi fizik; përkatësie etnike, apo fetare.

Identitet

Ndërsa shumica e klientëve tanë veprojnë në nivel kombëtar, çështjet që ne trajtojmë me shërbimin tonë nuk kanë natyrë vetëm kombëtare, por edhe globale e ambicia jonë me e madhe është të veprojmë në përmbushje të nevojave të subjektit punëdhënës, duke menduar për një qasje globale në çështjet e punës, punësimit dhe shëndetit.

 

 

Besimplotë se e ardhmja do të jetë më e mirë me punën në grup

Sinqerisht

Vjosa BODO MUJO

Administrator i Sicred Assistance sh.p.k.