Kush jemi ne

Sicred Assistance është një shoqëri me përgjegjësi te kufizuar dhe kapital privat, (zotërohet ne masën 100% nga shoqëria SiCRED sh.a.) që ofron konsulencë ligjore, këshillim në menaxhimin e çështjeve të legjislacionit të punës, sigurisë dhe shëndetit në punë, shërbime ndërmjetësimi në punësim dhe ndërmjetësim në shërbime mjekësore brenda dhe jashtë vendit.

Duke ndihmuar klientët tanë për të kuptuar, menaxhuar dhe zvogëluar rreziqet e shëndetit dhe sigurisë në punë, ne ofrojmë një zgjidhje me kosto efektive.

Duke dhënë këshilla dhe mbështetje nëpërmjet një ekipi konsulentësh të kualifikuar dhe profesionistësh në çështjet e legjislacionit të punës dhe çështjeve te sigurisë dhe shëndetit në punë, ne ofrojmë këshillim për një mjedis pune më të sigurt.

Duke përdorur shërbimet e ofruara nga Sicred Assistance sh.p.k., ju ulni kostot dhe ekspozimet tuaja të përgjithshme ndaj rrezikut të sigurisë dhe shëndetit në punë, e kështu mbërrini në standardin e pajtueshëm me legjislacionin në fuqi.

Duke marrë shërbimet profesionale në ndërmjetësim dhe përfundimin me sukses të marrëveshjeve për veprimtari të çdo lloj natyre qofshin ato, nga Sicred Assistance, ju si klient përkundrejt shpërblimit, do të keni garancitë ligjore, se çfarë është përcaktuar në kontratë si shfaqje e ligjshme e me vullnet të lirë, do të realizohet me sukses nga shoqëria.

Duke përdorur shërbimet e ndërmjetësimit që ofron shoqëria, ju si klientë do të mund të shfrytëzoni oportunitetin të zgjidhni në rrjetin e institucioneve mjekësore brenda dhe jashtë Shqipërisë, shërbimin mjekësor cilësor të këshilluar.

Duke përdorur shërbimet e Sicred Assistance për ndërmjetësimin në punësim, do të merrni një shërbim profesional ku zbatohen politikat aktive të përgjithshme të shtetit dhe  mbështetet punësimi i plotë, produktiv dhe i zgjedhur lirisht, i të gjithë shtetasve e rezidentëve në Shqipëri, pavarësisht shtetësisë për punësim fitimprurës, për kualifikimin profesional për çdo punësim.

Përpjekjet për të negociuar dhe për të realizuar me sukses ndërmjetësimin dhe brenda qëllimeve të ligjshme të shfaqura me vullnet të lirë në kontrate, besojmë se i shtojnë vlerat jashtëzakonisht si klientëve tanë, por edhe emrit të mire të shoqërisë.

Ky mentalitet sipërmarrës është pjesë e objektivave të shoqërisë, si dhe anëtarëve të ekipit, që i janë bashkuar në këtë sipërmarrje që nga themelimi i saj viti 2012.