Politikat e Privatësisë

Të gjithë personat që aksesojnë faqen e internetit të SiCRED sh.a. në website-in www.sicred-assistance.com.al, bien dakord me kushtet si vijojnë:

Në website-in e SiCRED Assistance në disa rubrika si rubrika “Kontakt”, kërkohet nga përdoruesi që të plotësohen disa nga të dhënat personale. SiCRED Assistance në këtë kuadër, garanton sistem sigurie për ruajtjen dhe përpunimin e mëtejshëm të këtyre të dhënave, në përputhje të plotë me parashikimet e Ligjit nr. 9887 datë 18.03.2014 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. Përdoruesi konfirmon plotësimin dhe vërtetësinë e informacionit të dhënë dhe deklaron gjithashtu se ka plotësuar në mënyrë korrekte dhe të vërtetë të tërë informacionin e kërkuar.

Me plotësimin online, përdoruesi deklaron se jep miratimin e tij për procedimin e mëtejshëm të informacionit të dhënë vetëm për përdorim të brendshëm të SiCRED Assistance, si dhe në procesimin e mëtejshëm të tyre SiCRED Assistance garanton trajtimin me konfidencialitet të këtyre të dhënave si dhe siguron se asnjë e dhënë nuk do t’i kalohet personave të tretë, por çdo e dhënë do të përdoret vetëm për qëllimin që është dërguar.