Siguria dhe Shëndeti në Punë

Për të përmbushur përgjegjësitë kontraktuale dhe ligjore, konsulenti (SiCRED ASSISTANCE) është përgjegjës për çështjet e sigurisë dhe të shëndetit në punë dhe sipas kontratës duhet të kryejë përkundrejt punëdhënësit kontraktues detyrat e mëposhtme:
1- Vlerësimin dhe analizën e rrezikut në ndërmarrje/institucion:
a- Të marrë pjesë në identifikimin e rreziqeve;
b- Të japë mendimin e tij për rezultatet e analizës së rreziqeve që në burim dhe të propozojë masat që duhen marrë për një analizë të përhershme;
c- Të japë këshilla dhe të bëjë propozime për hartimin, zbatimin dhe përshtatjen e planit gjithëpërfshirës për parandalimin e rreziqeve.
Përmbushja e kësaj pike kryhet në zbatim të Ligjit 10237 datë 18.02.2010, përkatësisht neni 6/4 dhe neni 9/1/a;
2- Të asistojë në hartimin e udhëzimeve dhe manualeve të sigurisë për:
a- përdorimin e pajisjeve të punës;
b- përdorimin e substancave kimike, kancerogjene dhe agjentëve biologjikë;
c- përdorimin e pajisjeve mbrojtëse personale dhe kolektive;
d- parandalimin e zjarrit;
e- procedurat që do të ndiqen në rast rreziku të menjëhershëm. (në zbatim të Ligjit 10237 datë 18.02.2010, përkatësisht neni 6/4 dhe 12/3);
3- Organizimet e trajnimeve të punonjësve dhe pajisjen me dëshmi kualifikimi:
a- Për Sigurinë dhe shëndetin në punë (në zbatim të Ligjit 10237 datë 18.02.2010, përkatësisht neni 11/1/b);
b- Për mbrojtjen nga zjarri dhe evakuimin në rastet e emergjencave (në zbatim të Ligjit 10237 datë 18.02.2010, përkatësisht neni 8/1/ç);
c- Për dhënien e ndihmës së parë në rast aksidentesh (në zbatim të Ligjit 10237 datë 18.02.2010, përkatësisht neni 8/1 dhe neni 11/1/b)
4- Hartimin e rregulloreve të brendshme për sigurinë dhe shëndetin në punë si dhe skemave/planeve të mbrojtjes nga zjarri dhe evakuimi (në zbatim të Ligjit 10237 datë 18.02.2010, përkatësisht neni 12/1/b);
5- Të marrë pjesë në përgatitjen e procedurave të emergjencës së brendshme, broshurave të sigurisë sipas specifikave të punës së Ndërmarrjes/Institucionit si dhe vendosjen në vendin e punës dhe mbi pajisjet/makineritë e punës paralajmërime të veçanta dhe shenja sigurie, rast të gjendjes së rrezikut të menjëhershëm, si dhe udhëzime për shëndetin dhe mbrojtjen në punë; (në zbatim të Ligjit 10237 datë 18.02.2010, përkatësisht neni 12/3);
6- Harton një plan për evakuimin dhe shpëtimin në situata emergjente, të cilin ia bën të ditur të gjithë punëmarrësve, si dhe kryen ushtrime praktike, në përputhje me këtë plan (në zbatim të Ligjit 10237 datë 18.02.2010, përkatësisht neni 8/1/d);
7- Të këshillojë dhe asistojë punëdhënësin dhe përfaqësuesit e punëmarrësve në këshillin e sigurisë dhe shëndetit në punë. T’i japë mendim punëdhënësit dhe përfaqësuesit të punëmarrësve në këshillin e sigurisë dhe shëndetit në punë apo këshillin e sigurisë dhe shëndetit në punë, të ngritur në ndërmarrje/institucion ose në nivel profesional/ndër profesional, për çdo projekt, masë ose mjet që punëdhënësi parashikon të vërë në zbatim dhe që në mënyrë direkte ose indirekte, në mënyrë të menjëhershme ose në një afat të mëvonshëm, mund të ketë pasoja në mirëqenien në punë të punëmarrësve. (në zbatim të Ligjit 10237 datë 18.02.2010, përkatësisht nenet 14 dhe në vijim)
8- Këshillimin dhe asistencën e personave të ngarkuar përgjegjës për çështjet e sigurisë dhe të shëndetit në punë, të cilët janë pjesë përbërëse e shërbimit të brendshëm për parandalimin dhe mbrojtjen në punë, me qëllim realizimin e mirëqenies së punëmarrësve gjatë kryerjes së punës së tyre dhe duhet të kenë aftësi lidhur me:
a) sigurinë;
b) mjekësinë e punës;
c) ergonominë;
ç) higjienën industriale;
d) aspektet psikosociale të punës, përfshirë këtu edhe dhunën dhe ngacmimin seksual në punë. (në zbatim të VKM nr. 108 datë 09.02.2011, Kreu IV, pika 3 dhe 6 i tij)
9- Asistenca e mjekut të Shoqërisë në rast emergjencash në përzgjedhjen e qendrës spitalore të specializuar në varësi të gjendjes shëndetësore të punëmarrësit, asistencë në dhënien e ndihmës së parë sipas rastit. (në zbatim të VKM Nr. 520, datë 6.8.2014, Kreu IV, pika 3 dhe 6 i tij)
10- Vizita periodike të mjekut jo më pak se dy herë në vit. Asistencë e mjekut në rastet e kërkuara nga Ndërmarrja/Institucioni, për vizita në familje në rastet kur konstatohen mungesa të shpeshta të punëmarrësit në vendin e punës. (në zbatim të VKM Nr. 520, datë 6.8.2014, Kreu IV, pika 3 dhe 6 i tij)
11- Ndjekje paralele e stafit në rastet e shtrimit në spital dhe informimin e ndërmarrja/institucioni për gjendjen e tij shëndetësore. (në zbatim të VKM Nr. 520, datë 6.8.2014, Kreu IV, pika 3 dhe 6 i tij)
Studim i gjendjes shëndetësore të punëmarrësve kur vërehen simptoma lodhjeje apo dhimbje të lidhura me vendin e punës dhe dhënien e rekomandimeve përkatëse për eliminimin e tyre. (në zbatim të VKM nr. 108 datë 09.02.2011)
12- Të shqyrtojë herë pas here vendet e punës, me nismën ose me kërkesën e punëdhënësit apo të punëmarrësve, të cilët janë ekspozuar ndaj rreziqeve në rritje apo rreziqeve të reja. (në zbatim të Ligjit 10237 datë 18.02.2010, neni 6)
13- Të zhvillojë të paktën një herë në vit një hetim të plotë të proceseve të punës dhe të vendit të punës. (në zbatim të Ligjit 10237 datë 18.02.2010, përkatësisht nenin 6)
14- Të kryejë hetim në rastin e aksidenteve që ndodhin në vendin e punës. (në zbatim të Ligjit 10237 datë 18.02.2010, neni 11)
15- Të kryejë vëzhgime, studime dhe kërkime të rëndësishme, të nevojshme dhe përkatëse për të përmirësuar mirëqenien e punëmarrësve. (në zbatim të Ligjit 10237 datë 18.02.2010, neni 11)
16- Të ndërmarrë ose të bëjë testime dhe kontrolle në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi. (në zbatim të Ligjit 10237 datë 18.02.2010, neni 19)
17- Të kryejë vizita sistematike dhe të shpeshta të vendeve të punës, me nismën e vet, jo më pak se 1 herë në 6 muaj, apo me kërkesë të punëdhënësit. (në zbatim të Ligjit 10237 datë 18.02.2010, neni 6)
18- Të shqyrtojë herë pas here vendet e punës, me nismën ose me kërkesën e punëdhënësit apo të punëmarrësve, të cilët janë ekspozuar ndaj rreziqeve në rritje apo rreziqeve të reja. (në zbatim të Ligjit 10237 datë 18.02.2010, neni 11)
19- Të zhvillojë të paktën një herë në vit një hetim të plotë të proceseve të punës dhe të vendit të punës. (në zbatim të Ligjit 10237 datë 18.02.2010, neni 6)
20- Të kryejë hetim në rastin e aksidenteve që ndodhin në vendin e punës. (në zbatim të Ligjit 10237 datë 18.02.2010, neni 11)
21- Të hartojë për punëdhënësit që i përkasin grupeve A, B dhe C, raportet mujore dhe për punëdhënësit me më pak se 50 punëmarrës dhe jashtë grupit B, raporte tremujore për detyrat që ka realizuar në zbatim të këtij vendimi. (në zbatim të VKM Nr.107, datë 9.2.2011)
22- Të përgatisë raportin vjetor për detyrat që ka realizuar në zbatim të këtij vendimi.
23- Të jetë pjesë e procesit të përmbushjes së formularit të aksidenteve në punë dhe sëmundjeve profesionale, përmbajtja e të cilave përcaktohet me udhëzim të përbashkët nga Ministri i Punës dhe Shëndetësisë. (në zbatim të Ligjit 10237 datë 18.02.2010, neni 11)
Të plotësojë dokumentacionin në rastet e blerjes, përdorimit e mirëmbajtjes së pajisjeve të punës personale dhe kolektive sipas rastit. (në zbatim të VKM nr. 108 datë 09.02.2011, Kreu IV, pika 3 dhe 6 i tij)
24- Të bashkëpunojë për formimin e punëmarrësve:
a- para punësimit të tyre,
b- gjatë një transferimi ose një ndryshimi të vendit të punës apo detyrës,
c- kur prezantohen pajisje të reja pune ose ndryshohen pajisjet e punës,
d- kur përfshihet një teknologji e re në ndërmarrje.
(në zbatim të Ligjit 10237 datë 18.02.2010, neni 6/5)
25- Të marrë pjesë në koordinimin, bashkëpunimin dhe informimin për mirëqenien në punë dhe çështjet e sigurisë dhe të shëndetit në punë të punëmarrësve, gjatë kryerjes së proceseve të punës së tyre në lidhje me ndërmarrje/institucione të tjera jashtë ndërmarrjes së tyre, të cilat janë të pranishme në të njëjtin vend pune ose në lidhje me ta në kantieret e përkohshme dhe të lëvizshme të ndërtimit. (në zbatim të VKM Nr.312, datë 05.05.2010)
26- Asistencë me mjek psikolog për diagnostikim dhe mbështetjen e punonjësve me seanca psiko-terapike në rast se evidentohen probleme emocionale ose sjellje emotive në punë. (në rastet specifike kur do të kërkohet nga ndërmarrja/institucioni) (në zbatim të VKM nr. 108 datë 09.02.2011)
Konsulenti nuk zëvendëson funksionet e:
1. Sektorit apo Drejtorisë së Burimeve Njerëzore. Burimet njerëzore në një ndërmarrje përveç detyrave të tjera, kanë detyrime për të mbajtur llogari dhënien më Zyrën Rajonale të Punës për deklarimin e punonjësve, si dhe mbajtjen e rekordeve për punonjësit (dosje personale, libreza pune, arkivim të dokumentacionit mjekësor të punonjësve). Konsulenti nuk e zëvendëson këtë funksion.

2. Këshillin e Sigurisë në Punë. Sipas VKM VENDIM Nr.107, datë 9.2.2011, ndërmarrja ka për detyrim të ngrejë brenda saj këshillin e sigurisë në punë, në përbërje të të cilit duhet të ketë përfaqësues të punëmarrësve dhe të punëdhënësit. Konsulenti nuk e zëvendëson funksionin e kësaj njësie.

3. Funksionet e Mjekut të Punës. Sipas VKM Nr. 742, datë 06.11.2003, dhe VKM-së nr. 692, datë 13.12.2001, është përcaktuar detyrimi ligjor i një ndërmarrje për të punësuar me kohë të plotë ose të pjesshëm një mjek pune. Stafi i konsulentit ka në përbërje dhe mjek pune, i cili zëvendëson kërkesën ligjore për të punësuar një mjek pune me kohë të pjesshme, por nëse ligji specifikon që punëdhënësi duhet të ketë të punësuar një mjek pune me kohë të plotë, atëherë kjo detyrë nuk përmbushet nga konsulenti.
Si përfundim, mund të themi që SiCRED ASSISTANCE nuk mund të zëvendësojë tërësisht funksionin e njësive të mësipërme, por është një strukturë mbështetëse, e cila lehtëson funksionet e njësive të mësipërme. SiCRED ASSISTANCE mund ta realizojë detyrën e tij si konsulent, vetëm duke bashkëpunuar ngushtësisht me të tre këto struktura brenda punëdhënësit, duke qenë partner i tyre me qëllim adresimin e çdo problemi të ngritur në mënyrën më profesionale e cilësore si dhe në kohën më të shpejtë.

Kliko këtu për listën e shërbimeve